|E premte, Dhjetor 15, 2017

A do arrestohet Ilir Beqja ? 

Screen-Shot-2015-01-28-at-12.08.32-AMTiranë – Mjekët kundërshtojnë me forcë, madje me indinjatë inisiativën e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e bluzave të bardha si një veprim që cënon dinjitetin e tyre.

Pritet nga momenti në moment arrestimi i Ministrit Ilir Beqja. Burime nga prokuroria konfirmojnë se një nga tenderat e fundit te zhvilluar prej tij ka indikacione të një sasi ryshfeti marramendës.

Në emër të mjekëve, infermierëve dhe tenkinëve laburantë të QSUT-së mjeku infeksionist Tritan Kalo, i kërkoi ministrit të Shëndetësisë të kërkojë falje, madje, nëse ka përgjegjësi, të japë dorëheqjen, pasi nuk po rikthen dinjitetin bluzave të bardha, por po i nëpërkëmb ato.

Fjala e plotë e Tritan Kalosë në Komision
Nuk bëhet aspak fjalë për rikthimin e dinjitetit të bluzave të bardha por nëpërkëmbje të tij, çka ka sjellë trishtim zemërim, pakënaqësi dhe frikë për të sotmen e të ardhmen profesionale.
Pa mbyllur procesin 5 vjeçar të kreditimit, pa nxjerrë mësimet e duhura nga ky proces për të përmirësuar fazën e dyte, na shfaqet në horizont një urdhër i ministrit jo mjek për testimin e mjekëve,infermierëve e teknikëve laborantë duke nisur nga muaji shkurt 2015 .
Vend e pa vend, për të krijuar një tymnajë për problemet socio-ekonomike të vendit mbi 23 vite politika jonë vetëm përbalt nëpërkëmb dhe zhvlerëson figurën e lartë të mjekut dhe personelit mjekësor që nuk punon nuk jeton dhe nuk paguhet si në Amerikë.
Pasi tani duan të na mbushin mendjen se kanë zgjedhur modelin amerikan për këtë palo proces të testimit.
Nëse do të perifrazohej një thënie e vjetër thotë: Ku Amerika e ku ne.
Sot jam roje pesonalisht në spital dhe në fund të 24 orëve shërbim do të marr vetëm shpërblimin e një ore pune të një sanitareje në SHBA.
Organizuesja dhe vlerësuesja e procesit të edukimit në vazhdim është vetëm Qëndra Kombëtare e Edukimit në vazhdim e ngritur mbi bazën e një projekti zviceran e cila në bashkëpunim me MSH, MASH urdhrat përkatës të mjëkevë, farmacistëve e infermierëve përcakton modalitetet për organizimin në edukim në vazhdim e kreditimin e tyre.
Si mundet që me një të rënë të lapsit të hidhet poshtë stresi dhe mundimi i mjekëve për të mbledhur kreditet, energjitë, paratë e shpenzuara, sakrificat larg familjes nëse këto kualifike dalin të pavelfshme.
Pse nuk i quani të pavlefshëm edhe diplomimet, specializimet dhe titujt shkencorë të deritanishëm dhe ta fillojmë nga zeroja.
Mentaliteti i vitit zero dhe fillimi i vitit zero na kanë shoqëruar që në fillimet e demokracisë.
Deputetë të dashur nuk testohet produkti final i linjës prodhuese, por hartohet që në fillim një projekt bashkëkohor për këtë linjë,
Nuk testohen dhe ritestohen mjekët e personeli mjekësor sa herë kanë fjetur keq financat e një ministri apo bashkëpunëtorët e tij, por veprohet duke ndërtuar strategji afatgjatë për funksionimin e tij sa më afër perfektes në të gjithë hallkat e tij, infrastructure e më pas mendohet për prapësi të tilla si testimi dhe vetëm ritestimi
Ju lutem kthejani mjekësinë mjekëve dhe mos na testoni më pas.|
Mjekët janë kategoria më e testuar e shoqërisë shqiptare me një zinxhir testimi konstant përgjatë viteve të performancës së tyre. Nuk ka profesion më të testuar.
MSH me vendimin e saj ka shkelur autonominë profesinale të mjekut. Testimi në mënyrën si ofrohet të bëhet është plotësisht antiligjor dhe korruptiv.
Ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka programe të qarta dhe platforma të edukimit në vazhdim për mjekë dhe infermierë si në nivel rajonal dhe kombëtar, dhe edukimi nmë vazhdim është bërë përmes profesionistëve në mënyrë individuale apo shoqatave profesionale, dhe MSH nuk ka të drejtë të kërkojë dhe të vjelë frytet e një pune të pakryer nga ana e saj.
Nëse do të përmirësojë sistemin mjekësor ta nisë që nga niveli i universitetit mjekësor.
S’mund të merret një test i gatshëm i nivelit postuniversitar nga një vend tjetër dhe të përkthehet në shqip, sepse ai test është bazuar në kurrikulat e atij vendi në nivelin e përgjithshëm e standardit të kujdesit shëndetësor të atij vendi.
Nëse mendohet se studentët e universitetit mjekësor janë në nivel të ulët atëherë përgjegjëi të madhe kanë pedagogët që u japin mësim. Nëse duhet të bëhet testim atëherë ai të nisë nga mësimdhënësi dhe nga drejtuesit e departamenteve dhe të shërbimeve.
Po vetë piramida drejtuese e shëndetësisë, në të gjithë nivelet e saj deri në ministri a ka përgjegjësi për këtë “nivel të ulët” që ata mendojnë se ekziston?

Po ata a nuk duhen të testohen nëse i plotësojnë kriteret për të qenë aty ku janë? Pse nuk flitet asnjëherë për abuzimet e këtyre 23 viteve në shëndetësi? Korrupsioni na vika nga 200 e 500 lekëshi që na fuskan në xhep infermierët dhe mjekët, e jo nga milionat që fluturonin e fluturojnë në drejtim të paditur?
Ikën një drejtor e vjen një drejtor, ikën një ministër e vjen një ministër në QSUT ku unë punoj sheh vetëm bojaxhi, lulishtarë dhe bileta mbledhës të parkingjeve që janë tepër aktivë apo ngritje e prishje të kioskas por askush nuk flet e analizon faktin se ku fluturuan “milionat”për fasadinat e mëparshme për instalimet që pa u inauguar rrjedhin në çdo qoshe, për mbeturinat spitalore që nuk asgjësohen në përputhje me teknologjinë e asgjësimit por hidhen në landfilldet publike. Asnjëherë nuk është folur për shumë fakte: Pse u zbrazën qëndrat shëndetësore periferike? Ku u sistemuan këto mjekë dhe mbingarkesa e personelit të spitaleve rajonale të QSUT-së

Po raporti personel mjekësor -personel administrativ e ndihmës? A është i mirëstudiuar apo ndërrohu një parti në pushtet zbras disa miq e militant në poliklinika spitale e QSUT? Ata vetëm shtohen e shtohen duke kaluar kohën para kompjuterave duke lozuar Solitaire, po ato vetë a do të testohen?
Këto keqmenaxhime të burimeve njertëzore në mjekësi jo vetëm kanë thelluar hendekun e trinomit qeveri-mjek-pacientë por dhe kanë kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje për të gjithë armatën mjekësore me arrogancën e shpërfilljen e tyre duke shkaktuar një stres të panevojshëm tek mjekët që dashur pa dashur rrit marshin e gabimit diagnostik dhe terapeutik dhe ul performancën e tyre.
Mjekët janë të lodhur nga mungesa ndër vite me përbaltjen konstante të tyre, përdorimin për qëllime politike, përdorimit të kapaciteteve të tyre për të kaluar sitatua dramatikie e destabaklitive të theksuar që ka kaluar vendi, mos vlerësimit financiar të mundit të tyre. Ky është limiti i durimit.
Askund dhe askush nuk flet pë rata që quhen mjekësi “shëtitëse” të mjekëve të huaj, që vijën vizitojnë “therin pacientë shqiptarë”dhe më pas ikin e nuk u gjendet gjurma. Si operojnë këto spitale të huaja në Shqipëri?
Po personeli i tyre mjekësor me çfarë statusi punon? A janë ata mjekë të licensuar në Shqipëri? A kanë ata njohuritë bazë të gjuhës shqipe? A kanë ata të ekuivalentuar diplomën me diplomën e specialistëve të tjerë shqiptarë, pra mjekëve shqiptarë me të cilët punojnë ? A e kanë kaluar ata provimin e shtetit?
Dhe më pas a janë ata të licencuar për ushtrimin e profesionit të mjekut në Shqipëri sikundër bëjnë kolegët shqiptarë që detyrohen të punojnë brenda këtij sistemi?
Ministria për medinimin tonë ka marrë një vendim të nxituar jo të mirëstudiuar pa përfshirjen e profesionistëve të fushës, çka tregon se ai nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson mjeku në tërësinë e tij dhe në këtë pikë duhet të bëjë falje publike dhe nëse është i përgjegjshëm të japë dorëheqjen.
Si përfundim kërkohet prej tij përgjigja e këtyre pyetjeve:
-Me kë po i bën reformat?
-Cilat platforma po ndjek?
-Çfarë modeli po ndjek në testimin në masë të bluzave ët bardha?
-A kishte dhe a ka planifikuar ministri ngritje pagash duke e barazuar ato me vendet fqinje meqënëse u referohet atyre?
-Çfarë stafi ka në ministri, apo bordet me të cilat po punon për këto reforma?
-Çfarë kapacitetesh kanë këto stafe dhe për çfarë meritash janë aty?
-A e njeh Ministri i Shëndetësisë autonominë profesionale të mjekut?
Po e mbyll me një shprehje: “ Duhet të jesh – mirësjellshëm me njerëzit në rrugën tënde drejt karrierës sepse në rrugën tënde drejt zbritjes do i takosh ato patjetër”

alb365.com/index

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nis verifikimi i pasurisë së gjyqtarëve

Zbatimi i vettingut ka gjasa të shtyhet...

Close