|E diel, Dhjetor 17, 2017

A do jenë kandidaturat e PS-së në k’to bashki ?! 

FAT_4759_bthmbVëmendja më e madhe mediatike për kandidatët e mazhorancës në zgjedhjet lokale, natyrisht që është përqëndruar në Bashkinë e Tiranës si njësia më e madhe vendore. Deri më tani janë lakuar shumë emra, por ende s’ka një konfirmim zyrtar. Por ndërkohë nuk duhen lënë jashë vëmendjes edhe bashkitë e tjera kryesore të vendit.

   E tillë është edhe Bashkia e Vlorës, ku mazhoranca mund të kandidojë një prej këshilltarëve të kryeministrit Edi Rama. Alb365.com  mëson se për Vlorën përflitet shumë emri i Fate Velajt, këshilltarit të kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane. Velaj, një piktor si vetë kryeministri, ka jetuar prej vitesh në Austri, ndërsa ka çelur disa ekspozita personale në shumë vende të Evropës.

    Në lidhje me bashkinë Lushnje Kryeministri Rama do të jetë nesër në Lushnje  për të marrë pjesë në 95 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. Thuhet se  Rama do të bëjë një rrugë e dy punë. Përveç se do të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm ai do të komunikojë edhe Fatos Tushen si kandidatin e PS-së për kreun e kësaj bashkie.

   timthumb Në Fier kryeministri Rama mes pesë emrave  që lakohen për kandidaturë për kreun e kësaj bashkie ku janë  emra të njohur si ai I Baftjar Zeqo, Armando Subashi  flitet dhe mundësia më e madhe është ajo e kreut aktual të PS-së në këtë qytet , ai I Andius Olldashit ndërkohë që  në bashkinë Ballsh do të lërë atë të Ilir Çelës. Në lidhje me kandidaturën e Çelës në Ballsh , thuhet se Rama nuk e ka marrë seriozisht kërkesën deputetit të vet Pirro Lutaj ku ky I fundit se ka shumë për zemër Çelën .Ndërsa bashkinë e Patosit Kryeministri Rama ja ka “falur” LSI-së .

   Të gjitha këto të dhëna mbeten për t’u parë deri në momentin e zyrtarizimit të kandidaturave.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vdes kryebashkiaku duke festuar fitoren e trete.

   Itali - Një ditë feste është...

Close