|E premte, Shkurt 23, 2018

A do të bëhet janullatos president ?! 

160px-Kryepiskopi_AnastasGreqi – Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastasios Janullatos është kandidati kryesor për postin e presidentit të Greqisë. Lajmi është publikuar nga gazeta greke “To Vima”. Sipas versionit online të gazetës, kryeministri i sapozgjedhur Alexis Tsipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit të Shqipërisë për të paranuar postin e presidentit, të lënë pas dorëheqjes së Papuliasit.

“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të Syrizës, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin kryepeshkopin e Shqipërisë që të pranojë ofertën e kryeministrit për të qenë kandidat për president të Republikës”, i thonë burimet pranë kryeministrit gazetës greke.

Mësohet se Janullatos ende nuk ka pranuar por njëkohësisht nuk e ka refuzuar këtë propozim, duke i dhënë vetes kohë. Janullatos ka thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri.

Sipas gazetës, kryepeshkopi i Shqipërisë është një person i veçantë, gëzon respekt të përgjithshëm, ai është prift i shquar i ortodoksisë ekumenike dhe sipas kryeministrit Tsipras do të jetë simbolikë e veçantë në zgjedhjet presidenciale ku me siguri do të bashkojë vendin.

“Janullatos ende nuk e ka pranuar këtë propozim por kolegët e Tsiprasit vazhdojnë në përpjekjet e tyre duke shpresuar se do ta bindin në pranimin e propozimit”, përfundon artikulli i ‘’To Vima”-s.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Maltezja 11 vjeçare mahnit jurinë rumune me këngën e Rona Nishliut "Sus" (video)

Rumani - Christina Magrin është...

Close