|E premte, Dhjetor 15, 2017

A po nisin protestat popullore nga Vlora ? (fotot) 

10968270_911615288869368_1900805687_nVlorë – A po nisin protestat popullore nga Vlora? Një arkivol me mbishkrimin “Vlora”. Është ky simboli i protestës që banorët e lagjes “Kushtrimi” në qytetin bregdetar zgjodhën për të kërkuar shpronësim për shtëpitë e tyre që do të shemben nga ndërtimi i rrugës Trans-Ballkanike.

Për të disatën ditë në protestë, banorët e kësaj zone bllokuan këtë të dielë rrugën e Skelës duke kërkuar që shtëpitë e tyre të cilat janë në proces dhe ende të palegalizuara, të shpronësohen.

Protestuesit paqësore i janë drejtuar me thirrje të shumta qeverisë, duke u shprehur se janë banorë prej 50 vitesh të kësaj lagjeje në qytetin e Vlorës.

“Shtëpia jonë, jeta jonë”; ‘Mos ktheni ‘97’; “Zoti Kryeministër mos i kthe nënat shamizeza”, janë disa nga thirrjet e banorëve.

Nga ana tjetër INUK ka reaguar me një deklaratë për shtyp .

Ndonëse prej 4 ditësh banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë po protestojnë kundër prishjes të banesave të tyre dhe kërkojnë dëmshpërblim, INUK nuk është tërhequr. Në një deklaratë për mediat INUK njofton se nesër nё mёngjes do të nisë planin e punёs nё Vlorё, pёr njё projekt tё qeverisё.

“Operacioni do tё fillojё nё orёn tetё dhe do tё vazhdojё pёr disa ditё, nё lagjen Kushtrimi, nё dy krahёt e rrugёs Transballkanike. Mjetet e INUK do tё shembin njё numёr tё konsiderueshёm objektesh, mbi 100 tё tilla”, theksohet në deklaratën e INUK.

Sipas INUK janë bërë prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga ky vendim, pёr tё marrё masat e tyre me qёllim lehtёsimin e punёs.

INUK kёrkon bashkёpunimin dhe mirёkuptimin, jo vetёm nga banorёt e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithё qytetarёt e Vlorёs.

“Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale. Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme”, theksohet në deklaratën e INUK.

10638064_911615362202694_1570904058_n 10668510_911615345536029_909175037_n 10947699_911615258869371_1932484809_n 10956036_911615295536034_706001797_n 10956168_911615318869365_258185893_n 10961716_911615305536033_721746066_n 10961869_911615375536026_888622859_n 10965525_911615308869366_318544443_n 10965732_911615298869367_427183749_n (1) 10965864_911615368869360_595253044_n 10968231_911615328869364_264813553_n

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Përmbytja/ Rikthehen dy familjet e fundit

Fier - Dy familjet e fundit që...

Close