|E shtunë, Maj 27, 2017

Abramovich plan për revolucion te Chelsea 

Roman Abramovich nuk është i kënaqur me situatën aktuale të Chelseat.

Për këtë arsye manjati rus po mendon që të bëjë një revolucion te Blute duke e kthyer vëmendjen tek ekipet zinxhir të klubit londinez.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik Daily Mail që ka publikuar edhe planin e padronit të Chelseat në lidhje me këtë çështje.

Abramovich kërkon që të fuqizojë akademinë e Chelseat duke qenë se numri i futbollistëve të dalë prej saj në ekipin e parë është shumë i ulët. Aktualisht Chelsea ka dhënë me huazim 38 futbollistë të ekipeve zinxhirë të cilët kanë në dispozicion edhe një psikolog që i ndihmon për të administruar situatën ku ndodhen.

Ai do të nisë me kthimin në skuadër të Tammy Abraham, i cili është dhënë te Bristol City në Championship dhe që këtë sezon po shfaqet në një formë të shkëlqyer.

Sipas këtij tabloidi, Chelsea po mendon që në fund të këtij sezoni ta kthejë atë në Londër për ta bashkuar me skuadrën e parë ku do të rivalizojë me Diego Costa-n dhe Batshuayi.

Pjesë e planit të Abramovic është edhe trajneri Conte te i cili manjati rus ka besimin se ai do të dijë të triumfojë në “Stamford Bridge”. Tjetër pikë e planit të Abramovich për të rikthyer shkëlqimin e Chelseat është edhe ana financiare.

Krejt në fund po mendon që të rrisë kapacitetin e “Stamford Bridge”, i cili aktualisht është 41 837 mijë vendesh, shifër kjo shumë e ulët në krahasim me “Old Trafford” që ka një kapacitet prej 75 765 vendesh.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Xhuvani lë mandatin e deputetes . "Ai është im bir, drejtësia të bëjë punën e sajë".

Tiranë - Deputetja socialiste Luiza Xhuvani i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas...

Close