|E hënë, Korrik 24, 2017

Administrata e Ministrisë së Bujqësisë qumësht falas, u dhurohet lopë (video) 

Kukës – Një fermer kuksian ka gjetur një mënyrë të veçantë për të kundërshtuar neglizhencën e Drejtorisë së Bujqësisë në Kukës për trajtimin e sëmundjes së gjedhit, Dermatoza Nodulare që ka prekur në masë bagëtitë në këtë zonë.

Sokol Tërshalla paraditen e kësaj të hënë ka çuar lopën e sëmurë në drejtorinë rajonale të Bujqësisë dhe e ka lidhur në derën e këtij institucioni. Pas këtij veprimi Tërshalla u shpreh se lopën  ia jep Ministrisë së Bujqësisë, pasi ai nuk ka mundësi që ti trajtojë sëmundjen.

“E ka kapur sëmundja lopën, nuk ka ardhur njeri që ta vizitojë. Para një jave kam marrë ilaçe privatisht, nuk janë duke dhënë efekt. Nuk kam mundësi që ta ruaj në shtëpi. E kam sjellë këtu në drejtori dhe t’ia çojë Panariti. Dikush më thotë shëndoshet e dikush jo, ndaj i’ua kam sjellë këtu. Ta ruajnë këto, ta ruajnë këta. Nuk kam ku ta çoj, ta mbajnë këtu’ tha fermeri.

Sipas Tërshallës shërbimi veterinar nuk po e ndihmon për shërimin  bagëtisë së sëmur. Sipas tij gjatë vaksinimit, veterinerët nuk kanë respektuar rregullat dhe për më tepër ata nuk u përgjigjen kërkesave të fermerëve për përballimin e kësaj sëmundje.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arreston dy shtetas https://t.co/fKf02G3jQq https://t.co/dyJg6F7JsN
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vrasja e 18 vjeçarit – 2 shokët e tij pranojnë krimin, shkak xhelozia

Itali - Kanë rrëfyer krimin e vrasjes së 17 vjecarit Isamele Lulli, dy shqiptarët e arrestuar gjatë ditës së djeshme...

Close