|E hënë, Shkurt 19, 2018

Adnan Jonuzaj kërcënohet me jetë. 

adnan_januzaj
adnan_januzaj

adnan_januzaj

     Kosovë – Kërcënohet me vdekje Januzaj: ‘Mos shkel në Kosovë’ Adnan Januzaj pas refuzimit që i bëri kombëtares shqiptare dhe stolit të rezervave që ngrohu në Brazil me Belgjikën po kthehet në fshat për të filluar çiklizmin.
Disa ultras tifozë e kanë kërcënuar me vdekje dhe kanë kërkuar të mos shkel në Kosovë tradhëtari i shqipëtarve. Adnan Januzaj mund të kalojë pushimet në vendlindjen e tij në Kosovë por në rrjetet shqiptare tifozat kuqezi kanë shpërndarë kërcënime me vdekje për Adnan Januzajn, transmeton portalb.

Ai kishte lajmëruar se do udhëtonte në Istog, kështu të paktën njofton profili i tij në Facebook me më së shumti fansa. Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, pritet t’i kalojë pushimet e tij në Istog, që është vendlindja e tij. Pas përfundimit të aventurës në Botërorin e Brazilit, Adnani bashkë me babain e tij, Abedinin, kanë vendosur të udhëtojnë drejt Kosovës.

Kështu të paktën njofton faqja me më së shumti fansa e Januzajt në rrjetin social Facebook. “Ishte një përvojë e mirë të luaja në Kupën e Botës në moshën time. Tani unë do ta vizitojë familjen time në Kosovë dhe do të përgatitem për stinorin e ri me Manchester United”, shkroi faqja e Adnanit(nëse është e vërtetë).

alb365.com/express

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Donald Lu: 4 klane kryesore kontrollojnë Shqipërinë

Deklarata të forta vijnë nga...

Close