|E mërkurë, Maj 24, 2017

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kinezët marrin në zotërim 100% të kapitalit të TIA 

aeroport tirane

Aeroporti i vetëm në Shqipëri Tirana International Airport tashmë ka kaluar  në  pronësi të kompanisë kineze China Everbright Limited.Në bazë të marrëveshjes, kinezët kanë marrë në zotërim 100% të kapitalit .China Everbright Limited  është një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur me qendër  në Hong Kong.

Kompania Kineze China Everbright Limited ka marrrë në zotërim 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza.

Trasaksioni është përmbyllur ditën e premte dhe tashmë aeroporti i vetëm shqiptar do të menaxhohet nga një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong.

Blerja e TIA nga kinezët vlerësohet si një mundësi investimi në infrastrukturë e cila përputhet me Nismën e Kinës mbi Rrugën e Mëndafshtë.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i CEL, Chen Shuang, ka vlerësuar se kjo marrëveshje përtej zhvillimit të mëtejshëm të aeroportit, do të ndikojë edhe në tregtinë dhe turizmin ndërmjet dy vendeve.

China Everbrigh Limited është themeluar në 1997, menaxhon 33 fonde private dhe zotëron më shumë se 8.7 miliardë dollarë asete në administrim.

Në vitin 2005,TIA  e cila ishte një bashkim aksionerësh gjerman dhe amerikan mori në administrim Aeroportin e Rinasit me rreth 600 mijë pasagjerë.

Aeroporti i shërben një numri prej më shumë se 1.9 milion pasagjerësh në vit, ndërsa janë investuar më se 70 milionë.

Ndërkohë në 1 prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament të Marrëveshjes së Koncesionit të TIA-s, duke ndërmarrë një hap të konsiderueshëm drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri.

Afati i koncesionit të TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera, përkatësisht deri në prill 2027 duke lejuar hapjen e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Saranda me shesh të ri për sezonin turistik

Sarandë - Qyteti bregdetar i Sarandës pritet që brenda muajit ;Mars të bëhet me shesh të ri, një investim i...

Close