|E mërkurë, Mars 29, 2017

Afrojnë zgjedhjet – PAA së Dukës, i bashkohen ish-socialistët Bello dhe Bizhga, priten dhe 3 socialistë fierakë 

Sikundër dhe ishte folur ne media, Partia Agrare Ambietaliste e Agron Dukës merr në gjirin e saj ish-deputetët e parë të Partisë Socialiste. Veç figurave të njohura të PS ish deputetë si Marko Bello, Gazmend Bizhga flitet se kësaj partie do ti bashkangjitet ish kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika , por edhe disa figura të njohura nga PS e Fierit që sipas tyre jan lënë pas dore në këtë parti pas marrjes së bashkisë nga Armando Subashi. Flitet për tre persona që kan pasur dhe kan  mbështetje në bazën e kësaj partie në Fier.

Këtij subjekti politik i janë janë bashkuar Marko Bello në pozicionin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Gazmend Bizhga në pozicionin e Sekretarit Organizativ.
Lëvizja vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Partia Agrare Ambientaliste thekson se i ka dyert të hapura për të gjithë figurat politike me synimin për të qënë një grup shpresëdhënës për të ardhmen e shqiptarëve.

“Partia Agrare Ambientaliste tashmë është një faktor i ri në politikën shqiptare, i përbërë nga njerëz me integritet të lartë politik dhe moral” thekson kjo parti në njoftimin për mediat.

DUKA

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lirohet Xhevit Bushaj, prefektura në dorë të LSI-së https://t.co/5nE9dgyL7T https://t.co/dq4tkupkDE
4,036 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lazarat a Kumanovë?!

Nga FRROK ÇUPI   -    … Ra ky mort e u desh të shihemi sy më sy “çfarë po...

Close