|E hënë, Tetor 23, 2017

Agnes Smedley, spiunia e trefishtë. 

200px-DaughterOfEarthCover   Agnes Smedley, një agjente e trefishtë që punoi për sovjetikët, komunistët kinezë dhe nacionalistët indianë, ka qenë një prej spiuneve ferma më të spikatura të shekullit XX. Ndryshe nga shumë agjentë të kohës, që ishin goxha eruditë, Smedley nuk kishte arsim formal dhe vinte nga një familje e varfër.

Në moshë të rritur Smedley bëri përpjekje të kompensonte disi arsimin e saj minimal duke marrë pjesë në leksione dhe klasa në universitete, sa më shpesh të mundej. Në çdo universitet ajo futej gjithnjë në grupe të sofistikuara dhe intelektualësh, dhe lidhjet që krijoi e drejtuan për të bërë një jetë prej spiuneje.

Në Universitetin e New Yorkut më 1912, Smedley u afrua me një grup studentësh nga India, që ishin agjitatorë në lëvizjen nacionaliste të vendit të tyre. Shumë shpejt hyri në Miqtë e Lirisë së Indisë, një organizatë sekrete që mbikëqyrej me kujdes nga qeveria amerikane.

Ndonëse më vonë u largua nga New Yorku, kauza e nacionalistëve indianë mbeti në zemrën e saj. Në vitin 1918, ndërkohë që ishte studente në Universitetin e Kalifornisë, ajo u arrestua në shoqërinë e Salindranath Ghose, një nacionalist i njohur indian dhe u akuzua se mbështeste veprimtari spiunazhi.

Pak kohë pas dënimit, Smedley la SHBA-të për të shkuar në Berlin. Ajo u afrua me fraksionin komunist të lëvizjes nacionaliste indiane në Gjermani dhe u martua me një lider nacionalist komunist indian, Virendranath. Gjatë martesës së tyre, Smedley udhëtonte shpesh mes Moskës dhe Berlinit duke përdorur emrat Znj. Petroikas dhe Alice Bird, me sa duket për të përcjellë informacionet mes autoriteteve sovjetike dhe Partisë Komuniste të cilës i përkiste.

Ne 1928, Smedley u largua për në Shangai përmes Moskës. Agjentët atje i kërkuan të mbante informacione në lidhje me policinë e trajnuar dhe drejtuar nga britanikët në Shangai, si dhe të mbështeste kauzën e komunistëve atje. Smedley nisi një marrëdhënie profesionale dhe romantike me Richard Sorge, një spiun i lindur në Rusi që punonte për rusët në Shangai. Përmes kontakteve japoneze dhe gjermane që i ofroi Smedley, Sorge mblodhi informacione të detajuara mbi qëllimet dhe aftësitë ushtarake të japonezëve dhe gjermanëve.

Përpara se Sorge të ekzekutohej për spiunazh në Tokio në vitin 1944, ai shkroi se veprimtaria e spiunazhit u bë e mundur vetëm prej ndihmës së Smedleyt.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Smedley jetoi herë pas here në SHBA dhe shërbeu si këshilltare e gjeneralit amerikan Joseph Stilwell, i cili ishte këshilltar ushtarak i Chiang Kai-Shek, lider i Kinës jokomuniste. Smedley përdori pozitën e saj për të rekomanduar që Stilwell të dërgonte fshehtë një sasi të kufizuar furnizimesh për komunistët kinezë, në rast se këta do të mund të ndihmonin SHBA-të kundër një sulmi të mundshëm prej japonezëve.

Stilwell miratoi kërkesën e Smedleyt. Më 1947, mes zyrtarëve amerikanë nisën të dëgjohen zëra për identitetin e Smedleyt si agjente sovjetike. FBI caktoi një ekip agjentësh për të vëzhguar veprimtarinë e saj. E ndodhur nën trysni, Smedley u largua për në Angli. Ajo vdiq tre vjet më vonë atje. Hiri i saj u përhap në një varrezë të revolucionarëve në kryeqytetin kinez.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta: Negociatat të jenë të hapura dhe ti mbyllim tani

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta doli në një deklaratë për median nga kryesia e Kuvendit për ti kërkuar negociatorëve të...

Close