|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Aksident me 4 viktima, 3 vajza dhe një djal 

Durrës – Një aksident i rëndë tronditi vendin këtë mëngjes, ku 4 të rinj humën jetën ne nje aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të mëngjesit të sotëm (13 tetor)

Viktimat janë tre vajza  dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Durrësi.

Policia sqaron se: Më datë 13.10.2016, ora  04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth,  mjeti tip Benz me  targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL,  në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy  pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Mësohet se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit tragjik.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama: Përbaltje e PS; Basha: Je në simbiozë me drogën e trafikun

Lajmi se një autobus me të rinj të FRESSH është ndaluar nga policia turke pasi është gjetur një sasi kanabis...

Close