|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Aksidenti/ Arrestohet 18 vjeçari, nuk kish patentë 

Fier – Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Syrri Balla, 18 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Berat–Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 531 JE, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Fiat Punto”, me targa AA 657 BM që drejtohej nga shtetasi E.P, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar shtetasi Syrri Balla i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët të cilët pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier u larguan për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Emiljano Mema, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerë urdhrin e ndalimit për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale” parashikuar nga Neni 324 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga policit për fallsifikim dokumenti

Elbasan - Punonjësi i policisë rrugore të Librazhdit Seit Sula është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat...

Close