|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Aksidentohet Ali Ahmeti, anulohet takimi i tij me Metën . 

20150121103527740646Maqedoni – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij, mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pak çaste më parë, Ahmeti ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit të njërës nga pikëpagesat, në ardhje nga Kërçova.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë dukshmëria e ulët, si pasojë e mjegullës.

Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policin e ‘Portokallisë’ e kafshon qeni për ‘Shën Valentin’ (fotot)

Aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj e...

Close