|E diel, Qershor 25, 2017

Aksidentohet kamioni i ushtrise. Nje i vdekur dhe nje i plagosur. 

18_G_sig-Shterpce.d     Kruje – Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krujë- Qafë Shtamë.

Nga të dhënat paraprake mesohet se një makinë ushtarake e cila transportonte municione ushtarake është aksidentuar në orët e para të ditës, duke bërë që të humbë jetën drejtuesi i saj dhe të mbetet i plagosur një kalimtar.

Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndërtesë, çka ka bërë që drejtuesi i saj të gjejë vdekjen.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes ndërsa efektivë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar detajet e gjithë sa ka ndodhur.

Viktima është identifikuar si 40 vjeçari Petrit Bruçi, ndërsa personi i plagosur është identifikuar si Saba Lika rreth 50 vjeç.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bie aksidentalishtë nga kati I dytë italiania 24 vjeçare, shpëton.

Fier - Luçia Desenca 24 vjeçe me shtetësi italiane ka rënë aksidentalishtë nga kati I dytë I banesës në lagjen...

Close