|E martë, Mars 28, 2017

Aksidentoi dhe u largua, prangoset fieraku 

Fier – Bën kallëzim të rremë për të fshehur provat e krimit, Policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe ndalon autorin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Artijan Isaj, 46 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier. Më datën 19.09.2016, rreth orës 13:00, shtetasi Artijan Isaj është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier dhe ka bërë kallëzim penal për vjedhjen e makinës së tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 250 KG. Makinën e këtij shtetasi e kishte marë djali i vet, shtetasi P.I dhe bashkë me shokun e tij, shtetasin M.S  janë nisur për në Tiranë.

Në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, më datën 19.09.2016, rreth orës 12:00, shtetasi M.S duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz” me targa AA 250 KG ka bërë aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin. Nga hetimet del e provuar se shtetasi Artijan Isaj kishte dijeni për veprimet e mësipërme dhe me qëllim e keqdashje ka bërë kallëzim për të fshehur provat e krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kallëzim i rremë” parashikuar nga Nenet 301 dhe 305 të Kodit Penal.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kryebashkiaku Kapllanaj – Nuk e dija për rrengun që më punuan italianët

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, rezulton i dënuar në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit...

Close