|E premte, Dhjetor 15, 2017

Aksioni antidrogë , “Lazot” presin policinë me amrë. 

lazarat-policia-komunitet-20-prill-2010    Gjirokaster – Të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës kanë vijuar gjatë gjithë natës, por edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Ndërkaq, forca të shumta policie janë vendosur në hyrje të Lazaratit, duke ngritur dy postblloqe në kufijtë e fshatit.

Në kuadër të operacioneve antidrogë, pritet që policia të zhvillojë një aksion në Lazarat, ndërsa të pranishme janë edhe forcat RENEA. Operacioni i policisë drejtohet nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe nga drejtues të tjerë të policisë në Lazarat.

Edhe të shtënat nga ana e banorëve të Lazaratit të filluara prej mbrëmjes së djeshme, kanë ardhur pas dyshimit për ndërhyrje të mundshme të policisë në këtë fshat.

Të shtënat e armëve nga ana e banorëve kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme pas dyshimit për një ndërhyrje të mundshme të policisë në këtë fshat.

Policia e Shtetit bën me dije se një aksion i gjerë në Lazarat për asgjësimin e kanabisit ka nisur prej disa ditësh. Sipas policies në operacion ka pasur të shtëna me armë kundrejt efektikvëve nga persona të cilët tashmë janë identifikuar.

Në këtë operacion janë përfshirë efektivë të Gjirokastrës, RENEA, FNSH. Policia sqaron se operacioni për asgjësimin e kanabisit vazhdon ende ndërkohë që krahas tij po vazhdon operacioni për kapjen e autorëve të të shtënave.

Sipas policisë të shtënat janë bërë nga banorë vendas por edhe të zonave përreth. Gjatë natës së djeshme sqaron policia ka pasur të shtëna me armë të rënda antitanik, mitraloz dhe mortaja. Policia bën me dije se autorët janë lokalizuar në banesën e Gate Mahmutaj, person me precedent penal.

Policia sqaron se Mahmutaj është person i dënuar që ka përfituar nga amnistia. Ndërkohë bëhet me dije se po bashkëpunohet me prokurorinë e rrethit. Policia kërkon bashkëpunim edhe me pushtetin lokal. “Banorët të kontribuojnë për kapjen e autorëve”-bëhert apel nga Policia e Shtetit.

Lazarati, fshati i njohur për kultivimin e hashashit është përfolur shumë si nga mediat vendase dhe ato të huaja për mos ndërhyrjen e policisë. Vetëm pak ditë më parë një nga websitet informative greke, Newsit.gr, ka shkruar se përgjatë kufirit shqiptaro-grek është ndezur një luftë e pashpallur midis policisë dhe trafikantëve të drogës.

“Kultivimi dhe trafikimi i hashashit rritet vit pas viti në fshatin Lazarat, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë për të ndaluar kultivimin e drogës, si një pengesë e të ardhmes së vendit në BE”- shkruhej në artikullin e këtij website.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë, Artan Didi kanë paralajmëruar aksione në Lazarat. Didi në një prononcim të fundit u shpreh se dhe në Lazarat vijon kontrolli policor ashtu sikundër në çdo zonë rurale të vendit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja historia e familjes më të pasur në botë

Familja Rothschild ka qenë gjithmonë një mister...

Close