|E hënë, Shtator 25, 2017

Aksioni, per nje bregdet te paster. 

Fier – aksioni per pastriminDhjetra vulnnetarë, (të rinj të shkollave të mesme të qytetit Fier, të rinjtë e Parlamentit Rinor Fier, punonjës të administratës së Bashkisë Fier, të rinj dhe punonjës të komunës Dërmënas) I janë bashkuar sot nismës, “Të pastrojmë bregdetin”.
Autobuzët e vëna në dispozicion nga Bashkia Fier, me vullnetarë nga qyteti I Fierit u nisën drejt bregdetit, që në orët e para të ditës.
Aksioni i pastrimit u shtri përgjatë bregdetit të Darzezës, ku janë hequr me tonelata mbetje urbane dhe inerte, këto të fundit nga mjetet e vëna në dispozicion nga Komuna (eskavator), me qëllim pastrim sa më të plotë, në prag të nisjes së frekuentimit të këtij bregdeti nga pushuesit.
Aksioni masiv I shtrirë në të gjithë vendin është një nxitje për të kontribuar bashkarisht në pastrimin e ambienteve publike. Për të qenë pjesë e këtij kontributi qytetar, duhet fillimisht të grumbullojmë, hedhim mbeturinat në vend depozitimet e përcaktuara, pasi në këtë mënyrë respektojmë mjedisin, veten dhe të tjerët.
Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme, ndaj mjedisi është prioritet I qeverisë. Secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij, në mënyrë që jeta jonë të jetë më e shëndetshme dhe imazhi i Shqipërisë dhe i bregdetit Shqiptar nëpër botë të jetë më i bukur.
Të gjithë bashkë, për një ambient sa më të pastër dhe të shëndetshëm!

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hani mandarina për të pasur një shëndet të mirë

Mandarina është një peme drunore që i përket familjes së agrumeve. Ajo është e njohur për aromën dhe shijen e...

Close