|E martë, Janar 24, 2017

AKU kontroll për vulat e mishit, subjekti e mashtron (fotot) 

Fier – Konstatimet e rasteve për tregëtimin e mishit pa vulë por edhe higjiena e tregëtimit të këtij produkti, kanë qënë qëllimi I një aksioni I ndërmarë nga Autoriteti I Kontrollit të Ushqimit Fier gjatë ditës së sotme.

Gjatë këtij aksioni, nuk ka patur sekuestro të këtij produkti por është konstatuar një rast I dyshimtë. Rasti në fjalë, është konfirmuar edhe nga kreu I AKU Fier, Frederik Cuko, I cili ka theksuar se në dyqanin në fjalë dyshohet se kishte munges vule të produktit të mishit

Alb365 kapi një rast kur mishi I gicit I vendosur në frigoriferin banak nuk kishte vulë por një cipë mishi që mbante vulën e disa ditëve më par ishte vendosur mbi kofshën e mishit të gicit. Subjekti  që shiste mish ia hodhi kontrollit të AKU-së

I pyetur se për cfarë sasie bëhet fjalë, Cuko ka theksuar se ende nuk janë bërë konstatimet e sakta.

Aksionet e AKU gjatë kohëve të fundit janë përqëndruar tek produketet e mishit edhe për shkak të kujdesit ndaj prekjes së sëmundjes së dermatozës nodular të kafshëve.

vlcsnap-2016-09-02-11h25m39s174 vlcsnap-2016-09-02-11h25m54s80 vlcsnap-2016-09-02-11h26m10s232

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja 10 zakonet e pasjellshme që i bëni çdo ditë.

    Mungesa e sjelljes së duhur mund të jetë një zakon i përditshëm, i cili edhe mund t’i shpëtojë vëmendjes, por a silleni ju siç duhet? Zbuloni nëse pa...

Close