|E hënë, Shkurt 19, 2018

AKU postblloqe për ndalimin e tregtimit të mishit të ngordhur . 

994486_793874197314267_801026774381059860_nFier – Vlorë – Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Fier e Vlorë kanë hartuar një plan masash për parandalimin e abuzimit me kafshët dhe shpendët e ngordhur në zonat e përmbytura në jug të vendit ku është konstatuar se kanë ngordhur qindra kafshë e mijëra shpendë.

Konkretisht, drejtoritë e AKU-së në Fier dhe në Vlorë, janë bërë pjesë e postblloqeve të ngritura nga policia e shtetit, duke kontrolluar çdo automjet që del nga zonat e përmbytura dhe që mund të transportojë kafshë të ngordhura nga përmbytjet.

“Me qëllim parandalimin e çdo rasti të mundshëm abuzimi, inspektorët e AKU-së në Fier dhe Vlorë, përveç planit mujor të inspektimeve, të cilën e kanë punë të përditshme, janë bërë pjesë edhe e postblloqeve të policisë, si dhe grupeve tjera të punës, si Drejtori Bujqësie apo Inspektoriat Shtetëror Shëndetësor, me qëllim parandalimin e çdo mundësie abuzimi, të marrjes së kafshëve apo shpendëve të ngordhura, nga subekte apo individë e shitjet e tyre si mish e nënprodukte të tij, apo përpunimin në fabrikat e sallamit. Po ashtu, inspektorët e AKU, kanë kontrolluar edhe disa subjekte të mëdha e të vogla të përpunimit të mishit e prodhimeve të nënprodukteve të tij”, tha Drejtori i AKU-së në Fier, Frederik Çuko dhe ai i Vlorës, Renato Banushaj.

Sipas tyre, nuk është konstatuar asnjë rast abuzimi, ndërsa kontrollet e AKU-së dhe pjesëmarja në postblloqet e policisë, do të vazhdojë, derisa të mos mbetet mbi sipërfaqe, asnjë kafshë apo shpend i ngordhur.

Ndërkohë, AKU, së bashku me Drejtoritë e Bujqësisë në këto qarqe dhe strukturat e tjera, po ndjek nga afër dhe groposjen e tyre dhe dezinfektimin e zonave.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mbrrijnë modelet e reja për tatto (fotot)

Janë publikuar modelet e reja...

Close