|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Alarm për terrorizëm, merren peng disa persona . 

355Australi – Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në qëndër të qytetit australian Sidnei, mëngjesin e sotshëm, ndërkohë që autoritetet ende nuk flasin për terrorizëm.

Nga të dhënat e raportuara orët e para të mëngjesit të sotëm, dyshohej se numri i personave të marrë peng ishte 13 dhe ai i autorëve të ishte dy. Po ka qenë shefi i Policisë së Shtetit të New South Wales, Andrew Scipione i cili  konfirmoi se është vetëm një person i armatosur në ndërtesën ku mbahen peng një numër i panjohur personash, tre prej të cilëve dolën nga ndërtesa pak minuta më parë. Po sipas raportimeve të policisë, në dhomën ku personat janë marrë peng është parë një flamur i Islamit me ngjyrë të zezë, ku në të kishte disa mbishkrime. Policia vijon operacionin për këtë ngjarje, me qëllim nxjerrjen e personave nga ndërtesa dhe lënien e tyre të lirë.

07:33 Reporteri i “Channel 7” Chris Reason, raporton duke parë brenda kafenesë, se janë parë rreth 15 pengje, “gra, burra, të rinj dhe të vjetër. Personi i armatosur i detyron ata të qëndrojnë përkundër dritareve.”

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron shkruan në Tëitter: “Unë u informova brenda natës për atë që ndodhi në Sydnei. Është thellësisht shqetësuese dhe mendimet e mia janë të përqëndruara tashmë aty.

7:23 në një fotografi shfaqet një prej dy grave, mundet punonjëse të kafenesë, që kanë arritur t’iu shpëtojnë pengmarrësve.

7:15: Kryeministri Tony Abbott ka deklaruar për herë të dytë mbi situatën: “Ky është një incident shumë shqetësuese. Është thellësisht tronditëse që njerëz të pafajshëm mbahen peng nga një person i armatosur për motive politike. Megjithatë, mund të them se policia e “New South Wales” dhe agjencitë e tjera i janë përgjigjur këtij incidenti me profesionalizëm.”

270 355

alb365.com

One Response to Alarm për terrorizëm, merren peng disa persona .

  1. steam keys

    My brother recommended I may like this website. He was once totally right.
    This publish actually made my day. You cann’t consider simply how a lot time I had
    spent for this information! Thanks!

     

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pëllumbi: Zgjedhje në PS pas 21 Qershorit

Tiranë - Ish-kryetari i Kuvendit dhe një...

Close