|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Alarmi – Çdo javë një vetëhelmim, dje 3 raste me overdozë 

Fier – Vetëhelmimet vrasin për çdo vite në rrethin e Fierit . Mjeku intoksikolog i spitalit Fier Lulëzim Banushaj ka shprehur keqardhje për rastet e shumta që në 3 javë të

Tetorit arriten me  6 raste vetëhelmime nga fotoksina ku 4 prej te vetëhelmuarve nuk kan mundur të rikthehen në jetë ndërsa dy të tjer do kalojn një jetë të mundimshme pasi kan goditur organet e tjera. Në këto 10 muaj numri i të vetëhelmuarve nga fotoksina shkon në 50 persona

Mjeku ka treguar se ky fenomen ka prekur moshat e reja, por edhe të moshuar ndërsa janë të shumta arsyet që detyrojnë viktimat të vetëflijohen

Gjendja e dobët ekonomike,  papunësia, mosmarrveshjet  brenda familjes deri edhe xhelozite mes bashkeshorteve apo të dashurve çojnë në aktin e perpjekjes për ti dhënë fund jetës.

Mjeku është shprehur se jan shtuar rastet e urgjencave nga përdorimi i drogave . Vetëm dje jan paraqitur 3 raste ku një pacient ka marr mbidozë heroine ndërsa dy të tjer kanë përdorur hashash plus alkool.

vlcsnap-2016-10-26-10h53m13s135 vlcsnap-2016-10-26-10h53m02s6

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: