|E hënë, Qershor 26, 2017

Alb365.com siguron foton e magazines dhe deshmine e rojes lidhur me kokainen e kapur ne Malin e Zi. 

unnamed1    Fier – Ndërsa policia shqiptare në bashkëpunim me doganat kanë nisur hetimet për sasinë rekord të kokainës së bllokuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi në portin e Tivarit e cila kishte destinacion Shqipërinë, alb365.com siguron foto të magazinës pritëse të mallit si dhe nje interviste te shkurter me rojen e magazines. Magazina e kompanisë “Rrapo” ndodhet midis dy kufijve të fshatit Vajkan dhe Veri, rreth 50 metra larg autostradës Lushnjë-Fier. Ndërtesa është ndërtuar gjatë vitit 2013.

Policia shqiptare dhe agjentët doganorë kanë kontrolluar dokumentacionin e kompanisë si dhe kanë marrë në pyetje punonjësit. Kontrolli ka filluar qe ne oren 14 te dites djeshme dhe ka perfunduar ne oren dy duke gdhire dita e sotme.250 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë, e fshehur në kutitë e bananeve është sekuestruar nga policia malazeze në një nga tre kontejnerët që sillte banane nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 223 pako dhe se vlera e llogaritur nga shitja e saj arrin deri në 12.5 milionë euro.

unnamed    takuam rojen dhe folem me te , por nuk ka pranuar qe te fotografohet . Roja I objektit ka pohuar per alb365.com se pronari se bashku me tee men e tije jetojne ne Tirane por aktivitetin e kane ketu ne Fier. Ata kane disa vite qe kane ardhur nga nje fshat I Mallakastres.

Sipas drejtorit të Autoritetit të Doganave malazeze, Vladan Jokoviç, kontejneri është dërguar nga kompania “Vimtikorp SA”, nga Ekuadori, ndërsa marrësi ishte kompania shqiptare “Rrapo”.

Policia shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me atë malazeze, ndërsa po shkëmbejnë informacione për të zbardhur gjithë skemën e këtij trafiku, i cili rezultoi me bllokimin e një prej sasive më të madhe të kokainës në Malin e Zi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PS – LSI, çfarë po fshehin shpërthimet e fundit ?!

Në orët e fundit ka ndodhur një zhvillim realisht tronditës në koalicionin qeverisës,  bashkë me tërmetin që tronditi jugun e...

Close