|E diel, Dhjetor 17, 2017

Albin Kurti jep dorëheqjen si kryetar i Vetëvendosje . 

albin-kurtiKosovë – Kreu themelues i lëvizjes që u bë partia e tretë më e madhe në Kosovë nuk do të rikandidojë për kryetar dhe thotë se do të punojë si aktivist i thjeshtë i Vetëvendosjes.

Kurti, 40 vjeç, shërbeu si kreu i lëvizjes që nga themelimi i saj në vitin 2004. Lëvizja e njohur për protestat e saj me tone nacionaliste organizoi shumë protesta të mëdha popullore kundër bisedimeve të qeverisë së Kosovës me Serbinë, bisedime të nxitura nga faktori ndërkombëtar me premtimin e normalizimit të marrëdhënieve, por që për Vetëvendosjen qenë imponim i njëanshëm i vullnetit të Serbisë në Kosovë.

Albin Kurti, i lindur në Prishtinë në vitin 1975, u angazhua në lëvizjen studentore të universitetit të Prishtinës në vitin 1997. Ai u arrestua nga forcat serbe në vitin 1999 dhe u dënua nga një gjykatë serbe dhe u dënua me 15 vite burg nën akuzat për komplot kundër integritetit territorial të Jugosllavisë. Ai u lirua në dhjetor 2001 falë presionit ndërkombëtar dhe u rikthye në Kosovë ku përfundoi studimet dhe u angazhua në shoqërinë civile para se të niste organizimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqja e tij si kryetar i lëvizjes dhe partisë që ai vetë themeloi është një akt simbolik i rëndësishëm për politikën shqiptare në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, ku dorëheqjet e udhëheqësve të partive kanë qenë të rralla që nga koha e themelimit të sistemeve politike pluraliste në këto vende.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kryeministri Haradinaj viziton Tiranën

Kosovë - Në vizitën e tij të...

Close