|E diel, Dhjetor 17, 2017

Aleks Cipra, shqiptar, çam ortodoks . 

430556-10150784962033054-1383586637-nGreqi – Kryetari i SYRIZA i së majtës radikale greke Aleks Çipra i cili është tashmë edhe kryeministri i ri i Greqisë  është me origjinë nga babai çam ortodoks. Çipra është edhe nënkryetar i të majtës Evropiane.

Disa herë në mediat ekstremiste të djathta greke, Aleksi Çipran e kanë akuzuar se babai i tij ka financuar ish-kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçoni, gjatë viteve 1967-1973, i cili edhe ky kryepeshkop ishte me origjinë shqiptare. Gjatë këtyre viteve Pavlo Çipra ka financuar edhe misionet në Afrikë të kryepeshkopit të sotëm të Shqipërisë Janullatosit. Lind pyetja se çfarë i lidh këta të tre? Ata janë me origjinë shqiptare dhe Çipra dhe Anastas Janullatosi janë nga Çamëria, Arta dhe Preveza. Aleks Çipra ka marrëdhënie të ngushta edhe me Kryepeshkopin e sotëm të Greqisë, Jeronimo Lapi (Labi) i cili është me origjinë shqiptare.

26-02-56-image-12Nëna e Aleksit është nga fshati Elefteropoli i Kavallës që deri në vitin 1928 quhet Pravi. Ndërsa babai i tij, Pavlo Çipra është nga qyteti i Artës në Çamëri.

Mbiemri ÇIPRA rrjedh nga fjala shqipe Sipër-Mbi, në dialektin çam. Konstandin Kristoforidhi në fjalorin e tij të gjuhës shqipe botuar në greqisht në Athinë më 1904, në faqe 441 shpjegon se fjala TSIPRA-është fjalë shqipe.

alb365.com

One Response to Aleks Cipra, shqiptar, çam ortodoks .

  1. Suliot

    Me ben pershtypje se cdo person i njohur ne historine e greqise behet me origjine shqiptare, po a kane jetuar dhe jetojne popullsi te tjera ne greqi, si vlleh, bullgare etj? Po vllehet jane me shumice ne greqi kudo ne te gjitha instancat e shtetit grek.
    Nje nga keta eshte dhe Aleks Cipra, po ashtu dhe mbiemri Koconi eshte me origjine vllahe,
    Cipra eshte fis vllah, dhe vjen nga fjala vllahe cipa, cipu, qe perdoret per bagetite ne pergjithesi.
    Cipa perdoret dhe per njerez , me sa di une per burat qe kane hunde te shtypur te vogel ne vllahisht quhet cipu, po e theksoj per bagetite me siguri krahas emrave kalesha, vakra perdoret dhe cipa

     

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zonja e parë e nis fushatën me karrocën e “xha Bimit” nga Belshi

Kryesuesja e listës së LSI-së në Elbasan,...

Close