|E diel, Korrik 23, 2017

Alibeaj: Mbi 2 ton drogë shqiptare kapet në Itali e Greqi, Rama e mohon 

Tiranë – Më shumë se 2 ton drogë kanë kaluar nga kufijtë tanë sipas Partisë Demokratike për në Greqi dhe në Itali.

Përveç kësaj sasie, koordinatori demokrat për rendin dhe sigurinë, Enkelejd Alibeaj, thotë se ngarkesat janë shumë më të mëdha.

Alibeaj: Kur raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali. Ndërkohë Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse mbarë Evropa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre.

Sipas tij, droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal është një realitet i frikshëm, që sipas demokratëve po inkriminon shoqërinë.

Alibeaj: Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë.  Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj.

alb365/ora

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Krimi pasionant/ Ermira nuk ishte shtatzanë, bashkëshorti fshin fotot nga facebook

Pas krimit të pasionit që tronditi disa ditë më parë Fierin dhe mbarë opinionin publik, të tjera detaje mësohen për...

Close