|E martë, Shkurt 21, 2017

Alket Rizai: Nuk jam as ëngjëll, as djall. Pas 1 viti e gjysëm, i lirë 

Greqi – Alket Rizai, i njohur në Greqi pasi ka tentuar dy herë të arratiset nga burgjet greke, një herë me helikopter doli sot para gjykatës së Apelit në Lamia.

“Nuk jam as ëngjëll as djall” i ka thënë Alket Rizai gjyqtarëve duke shtuar “Nëse më dënoni nëse jo, për 1 vit e gjysmë do të jem i lirë”.

Në gjyqin që u zhvillua mesditën e sotme ishte dosja e rrëmbimit të 17 marsit 2013 ku Alket Rizai sëbashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë mbajtën peng 5 punonjës policie.

Sot ata kërkuan ndjesë, duke deklaruar se nuk kishin qëllim që të lëndonin policët.

“Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë, por të mos lëndojnë të tjerët”, mësohet të ketë thënë ai në gjykatë, shkruan media greke madata.gr.

Gjithashtu Rizai ka thënë se ishte nën efektin e drogës i pyetur nga prokurori përse kishte hyrë në burg më përpara.

Ai bëri me faj gjyqtarin dhe vazhdoi: “Kështu unë mora helikopterin dhe u arratisa”.

Gjykata greke dënoi me 10 vite e 8 muaj burg shqiptarin Alket Rizai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe heqjen e të drejtave politike për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për 5 vite.

Por Alket Rizai nuk duket i shqetësuar, pasi ai pas një viti e gjysmë lirohet pasi përmbushet koha e qëndrimit në burg.

Shqiptari Alket Rizai u bë njohur për tentativat e tij spektakolare të arratisjeve nga burgu, njëra prej tyre me helikopter sëbashku me kriminelin grek Vasilis Palaiokostas.

Ai u arrestua disa ditë më vonë.

Ο Αλκέτ Ριζάι στο Εφετείο της Λαμίας by LAMIASTARGR

12345

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Obama: ISIS-in do ta shkatërrojmë .

USA - Presidenti amerikan, Barack Obama ka shfrytëzuar një vizitë të pushimeve sezonale në një bazë ushtarake amerikane të hënën...

Close