|E hënë, Maj 22, 2017

Alkooli i trafikuar nga shqiptarët verbon vajzën britanike në Greqi 

Alkooli kontrabandë dhe i trafikuar në Greqi nga grupet kriminale shqiptare, është shkaktar i disa rasteve të verbimeve të të rinjve britanikë.

Kështu shkruan sot “The Mirror” duke cituar një burim hetimor në Greqi për rastin e 20-vjeçares Hana Pauell, e cila u verbua pasi konsumoi alkool në një ishull të Greqisë.

Media britanike thotë se sipas një hetimi, alkooli që tregtohet në ishujt grekë është më së shumti kontrabandë dhe i distiluar në kushte të rrezikshme, duke përbërë kërcënim për pushuesit.

 Më së shtumit, ky alkool distilohet në Bullgari dhe trafikohet nga grupet kriminale shqiptare në Greqi.

Një numër i madh turistësh britanikë janë shtruar në spitalin e ishullit Zante në Greqi për shkak të helmimeve dhe problemeve me alkoolin dhe nën akuzë janë shqiptarët.

“Të hapësh një bar në këtë vend është gati e pamundur. Gangsterët shqiptarë kanë marrë vende me qira dhe ofrojnë alkool shumë herë më të lirë se ne”, ka thënë një barist në këtë ishull për mediat britanike.

“Një kotkail që kushton 6 euro, ata e shesin vetëm 2 euro”, shton ai më tej. “Alkoolin e sjellin nga Bullgaria kontrabandë dhe shmangin taksat dhe kostot e prodhimit”, thotë baristi më tej.

mirror12

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama i jep ‘dorën’ e fundit listave, ja cilët deputetë nuk kandidojnë

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes...

Close