|E shtunë, Janar 20, 2018

ALUIZNI, gati tapitë për 571 legalizime . 

ervin bushiFier – Dega rajonale e ALUIZNI-t, Fier publikoi dje listën e emrave të 571 qytetarëve që duhet të paraqiten pranë sporteleve të kësaj dege për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Përmes një njoftimi Drejtoria u bënte me dije të interesuarve të respektonin afatet e likujdimeve të parcelave ndërtimore. “Drejtoria rajonale e qarkut Fier u bën të ditur qytetarëve të cilët e gjejnë emrin në listë që të respektojnë afatet dhe menjëherë pas likujdimit të faturës së parcelës ndërtimore kjo degë garanton pajisjen me leje legalizimi” shkruhej në njoftim.

Pagesat
Ajo që duhet theksuar është se në bazë të ligjit të ri për legalizimin e objekteve informale, kush shlyhen menjëherë detyrimin financiar përfiton një ulje prej 20% të tarifës. Po ashtu, për paraplegjikët dhe tetraplegjikët që kanë bërë vetëdeklarime, parcela ndërtimore është falas.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vllezërit Xhaka kundër njëri – tjetrit. Behrami – S’mund ta besojë

Një përballje mes vëllezërish do...

Close