|E martë, Mars 28, 2017

Ambasada e SHBA: Përgëzojmë deputetët që votuan vettingun 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të miratuar ligjin e parë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Përmes një deklarate për mediat pas mbylljes së seancës plenare, Ambasada e SHBA-së thotë se ky ligj i rëndësishëm do të fillojë procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve.

“Përgëzojmë ata Anëtarë të Parlamentit të cilët votuan në favor të këtij hapi të rëndësishëm për zbatimin e amendamenteve kushtetuese të aprovuara unanimisht më 22 korrik” theksohet më tej.

Në përfundim të deklaratës, Ambasada amerikane në vendin tonë thotë se “presim të shohim aprovimin e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e kësaj reforme kritike që gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve”.

amb

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vidhet letra higjenike, pronari i vendos bllokues biçiklete (foto)

Kosovë - Në një lokal në Gjakovë, vend ky ku njihet për kopraci dhe menaxhim centash, e ka lidhur letrën...

Close