|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Ambasadori britanik: E çuditshme që flitet për luftë me Malin e Zi 

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka folur për demarkacionin me Malin e Zi duke shprehur habi që flitet për luftë me këtë shtet.

Diplomati britanik duke u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në një transmetim direkt të Gazetës Express ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira duke përmendur faktin që Podgorica e kishte njohur pavarësinë e Kosovës disa muaj pas shpalljes, pavarësisht telasheve me Beogradin.

“Më duket e çuditshme që flitet për luftë me Malin e Zi” ka thënë ai.

Më pas ai, nuk e ka përjashtuar mundësinë që subjektet që flasin për këtë ta bëjnë për konsume të  brendshëm.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht duke përsëritur mundësinë e një luftë me Malin e Zi nëse kalon demarkacioni.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Problemi që ndërkombëtarët kanë me Ilir Metën

Nga SOKOL BALLA - “Ndërkombëtarët nuk kanë një problem personal me Metën…Ata vlerësojnë mënyrën sesi ai drejton punimet e Kuvendit”....

Close