|E martë, Shtator 19, 2017

Ambasadori Gaiani, Shqipëria do ta marrë statusin. 

1469948_659083127495306_2156186879654921954_n    Fier – Në prag të vendimit të BE-së, për t’i dhënë ose jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ambasadori i Italisë në vendin tonë shprehet optimist se Shqipëria do të marrë statusin. Gjatë një aktiviteti të organizuar në Fier, me rastin e javës kombëtare të Italisë, ambasadori Massimo Gaiani tha se Shqipëria e meriton statusin në BE.

“Jemi në muajin kur do merret vendimi për statusin. Pavarësisht vonesës Shqipëria do e marrë statusin. Italia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë.”- deklaroi ambasadori Gaiani.

Komisioni Europian pritet të nxjerrë këtë muaj një raport për ecurinë e reformave shqiptare, së bashku me një vendim të vendeve anëtare mbi statusin e vendit kandidat.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkuan në muajin dhjetor më shumë kohë për të gjykuar mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, sidomos forcimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendet anëtare pritet të vlerësojnë përsëri këto ditë kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, tha se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, sepse po përpiqet të zbatojë ligjet dhe reformat europiane. Ai tha se Shqipëria, Bashkimi Europian dhe Ballkani kanë nevojë për njëri tjetrin.

“Shqipëria e meriton statusin e kandidatit. Nuk diskutohet kjo. Sa ç’ka nevojë Shqipëria për Bashkimin Europian, ka nevojë Bashkimi Europian për Shqipërinë; sa ç’ka nevojë Ballkani për Bashkimin Europian, ka nevojë Bashkimi Europian për Ballkanin. Të mos e harrojmë për asnjë moment se të gjitha sfidat që sot kanë sjellë rritjen e disa forcave të padëshiruara në Bashkimin Europan janë sfida që përballohen më mirë së bashku sesa veç e veç. Në radhë të parë sfida e sigurisë, sfida në luftën kundër krimit të organizuar” – tha Rama.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çfarë ndodh në prapaskenat e sfilatave (video)

Nëse gjatë shfaqjes mbizotëron shkëlqimi dhe perfeksioni, çfarë ndodh para sfilatave është një tjetër histori: modele të përgjumurua,grimierë vizionarë, ushqime...

Close