|E enjte, Qershor 22, 2017

Ambasadori suedez, voten tone e keni pro per statusin ne BE. 

10389598_661766767226942_1289100648595244304_n    Fier – “Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE dhe Ne (Suedia) do ta rikonfirmojmë këtë votë PRO, të cilën e kemi dhënë dhe herën e kaluar (në muajin dhjetor 2013)”. Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit të Suedisë Patrick Svensson sot në Fier ku së bashku me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore Blendi Çuçi dhe Këshilltarin e Kryeministrit Fate Velaj kanë marrë pjesë në ceremoninë festive në kuadër të Ditës Kombëtare të Suedisë.
Nën moton “Europa fillon nga shtëpia ime”, ambasadori i Suedisë Patrick Svensson, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Blendi Çuçi dhe Këshilltari i Kryeministrit Fate Velaj zhvilluan me të rinjtë e Qendrës Rinore “Epoka e Re”, një diskutim mbi integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe mbi reformat administrative të Shqipërisë.
Ceremonia festive e kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Fierit është një simbolikë e vlerësuar pozitivisht nga diplomacia e vendeve anëtare të BE-së. Kjo simbolikë është një pasaportë diplomatike e standartizuar, e cila hap rrugë të reja bashkëpunimi me vende të ndryshme të Botës, si dhe një shembull i mirë i aspiratës tonë Europiane.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Biznesmenët me të dashurat pre e sulmeve të grabitësve në pyllin Seman .

Fier - Ndërkohë që pritet masa e sigurisë nga gjykata Fier për dy çobanët e arerstuat një ditë më parë...

Close