|E diel, Qershor 25, 2017

Ambasadorja gjermane: Miratoni bazën ligjore për drejtësinë dhe zbatojeni 

Ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, kërkoi miratimin e bazës së mëtejshme ligjore për reformën në drejtësi dhe implementimin e saj.

Gjatë një takimi në kuadër të tetorit gjerman ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ambasadorja tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese në korrik të këtij viti, ishte kapërcimi i një pengese të madhe.

Schütz: Këto marrëdhënie në 30 vitet e fundit kanë njohur një zhvillim të shkëlqyer. Për mua, e një rëndësie e veçantë që marrëdhëniet politike janë intensifikuar ndjeshëm me procesin e Ballkanit Perëndimor iniciuar prej Gjermanisë, dhe me dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Vizitat e kancelares Merkel, ministrit të Jashtëm federal, kanë dëshmuar se Shqipëria ndërkohë ka shënuar një progres të rëndësishëm në kuadër të reformave në rrugën e saj drejt përafrimit me BE-në, para se të gjitha në atë të sektorit të drejtësisë, për të cilën miratimi i njëzëshëm i ndryshimeve të Kushtetutës në korrik të këtij viti ishte kapërcimi i një pengese të madhe dhe tani është çështja e miratimit të bazave të mëtejshme ligjore dhe implementimi i tyre.

Unë jam besimplotë, që edhe ju në mënyrë të përsëritur për procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian, do t’i mbështesni këto hapa të rëndësishëm brenda mundësive tuaja.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Digjen 3 automjete https://t.co/iXuCmA6hjv https://t.co/rcQwtIjavO
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
E rrallë, një grua nga Vlora: Më është helmuar shtëpia nga boja që e leva.(video)

         Tiranë - Me është toksikuar shtëpia nga boja”. Ky është rrëfimi i pazakontë një gruaje nga...

Close