|E hënë, Shtator 25, 2017

ANALIZA – Turizmi në qarkun Fier për verë 2017, ja mangësitë 

Fier – Prefekti I qarkut Fier Vasil Bregu ka mbledhur institucionet përkatëse të qarkut ku I kanë kryer një analizë te detajuar periudhës së turizmit në këtë qark por vecanërishtë sezonit turistik veror për vitin 2017.

Edhe pse ka pasur rezultate në rritje ky sezon turistik, janë vërejtur mangësi të tilla si mungesa e kullave të rojes në plazhet Seman, Darrëzezë, mungesa e vijës mbrojtëse të plazhistëve nga motorrat e ujit, mungesa e shpërndarjes së energjisë elektrike për sistemet ftohëse të ushqimit, mungesa e ujit të ëmblë në plazhin e Divjakës, mungesa e stafit mjeksor në tre plazhet Seman, Darrëzezë dhe Divjakë etj

Prefekti I qarkut Fier Vasil Bregu pavarësishtë këtyre mangësive ka pohuar se Fieri ka resurse turistike që duhet ti kalojnë kufijtë e vendit, është punuar për sigurinë e jetës së pushuesve, por më shumë duhet të bëhej nga drejtoria e tatim taksave. Pastërtia në plazhe këtë verë që lam pas ka qënë më mirë se vitet e kaluara, por mangësitë kan ekzistuar dhe kjo duhet të riparohet në verën e vitit të ardhshëm, mos të përsëriten të njëjtat gabime.

Nga ana e saj Malvina Hysenaj specialiste e kopetencave vendore dhe fuksioneve te deleguara prane prefektures ka pohuar pikat kryesore te cdo institucioni për sezonin turistik që lam pas, ato që janë kryer mirë por edhe mangësitë.

Kjo analize nxorinë pah të mirat, të vecantat e këtij sezoni turistik por edhe mangësitë që për të cilat u la detyrë që të mos përsëriten në sezonin turistik të vitit të ardhshëm 2018. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve në rang qarku

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Patozi – Nga dje kryeministër është Meta

Tiranë - Deputetët komentojnë ndryshimet në qeveri Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi tha se dorëheqja e Nasip Naços nga...

Close