|E premte, Janar 19, 2018

Antiamerikanët 

Insistimi për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale tashmë ka cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare. Madje çdo hap i mëtutjeshëm në drejtim të shfuqizimit të këtij ligji do ta vërë në rrezik Kosovën, duke e izoluar atë në aspektin ndërkombëtar.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se kërkesa për ta zhbërë Specialen ka ardhur kryekëput për interesa personale, jo shtetërore.

Nga ana tjetër, deputetët që me anë të nënshkrimeve të tyre kanë kërkuar shfuqizimin e kësaj gjykate kanë thënë se tashmë janë duke pritur që të thirret mbledhja nga Kryesia e Kuvendit lidhur me këtë çështje, shkruan Zëri.

Kurse nga Kryesia kanë bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë njoftim se kur do të mbahet mbledhja e radhës.

Ndërkohë, përderisa nga lëvizja “Vetëvendosje” kanë deklaruar se do ta mbështesin zhbërjen e Speciales, përfaqësuesit e LDK-së një ide të tillë e kanë cilësuar si shkatërrim të gjithë asaj çka është bërë deri më tani.

Pos SHBA-së, lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat kanë bërë thirrje që pala kosovare të tërhiqet përfundimisht nga ideja e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara

alb365/Zëri/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lyen trupin me benzinë para ambasadës USA

Policia arrin të parandalojë një...

Close