|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Aparati që “nuhat” policinë 700 metra larg. (fotot) 

3_5251Një aparat që “nuhat” policët deri në 700 metra larg me një vlerë prej 1500 dollarësh është zgjidhja për gjithë personat që dashurojnë shpejtësinë dhe adrenalinën.

Target Blu Eye, është pajisja e cila instalohet në makinë dhe ka aftësinë që të dallojë një makinë policie nëse është në një distancë deri në 700 metra.

Ajo arrin të kapë sinjalet e radios të policisë, edhe të makinave që janë të maskuara, dhe i përçon një sinjal drejtuesit të mjetit.

Fillimisht pajisja merr një ngjyrë jeshile kur kap sinjalet e policisë dhe ndërsa i afrohet merr një ngjyrë portokalli.

Ajo merr ngjyrë të kuqe kur afërsia me policinë është e madhe dhe situata bëhet kritike.

Policia e ka kundërshtuar këtë pajisje dhe kanë deklaruar se është një objekt poshtërsie.

Por prodhuesit e kësaj pajisjeje kanë thënë se ajo është më se e ligjshme.

CBS Automotive që prodhon këto pajisje tha se funksioni i saj është që të shmangë dhe të parandalojë edhe aksidentet e mundshme.

Ndërkohë që komisionari i policisë në Britaninë e Madhe e ka cilësuar këtë pajisje si një “pasaportë për poshtërsi”.

1_4212 2_8685

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndahet nga jeta këngëtaria Anita Take

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Close