|E martë, Shtator 19, 2017

Apolonia bene blerjen e dyte. 

Apolonia-Mamurrasi-1-0-fieraket-gezojne-golin    Fier – Abaz Karakaçi është afrimi i dytë zyrtar i Apolonisë, në merkaton e verës. Lajmi i paralajmëruar prej javësh është zyrtarizuar dje nga klubi fierak. Mesfushori shkodran që mbylli sezonin me Luftëtarin e Gjirokastrës në Kategorinë e Parë, firmosi për tri vite me klubin bardhejeshil. Karakaçi ka luajtur në të kaluarën për Vllazninë dhe Partizanin. Mesfushori mund të luaj në krah dhe në qendër të këtij reparti. Trajneri Elidon Demiraj, duke vëzhguar paraqitjen e lojtarit gjatë sezonit të kaluar, është bindur për t’i ofruar një kontratë. Pas bisedimeve të vazhdueshme, 21-vjeçari ka firmosur zyrtarisht për Apoloninë, duke u bërë kështu afrimi i dytë pas sulmuesit Mikel Canka.

Miho – Zëvendëstrajneri fierak, Marjol Miho, për gazetën foli lidhur me merkaton dhe punën që po bëhet në prag të sezonit të ri. “Vërtet ka një heshtje në merkato nga klubi ynë, por kjo nuk do të thotë se s’po punohet për ta mbyllur atë sa më shpejt të jetë e mundur. Përkundrazi, ka një interesim dhe impenjim shumë herë më të madh të drejtuesve të klubit, për të afruar dhe lojtarët e tjerë që i duhen ekipit për formatimin e tij në kohën e duhur. Ka pengesa nga më të ndryshmet nga lojtarët që duam të afrojmë. Sidoqoftë, kjo nuk i ka stepur drejtuesit e klubit tonë. Unë them se gjërat janë në rrugën e duhur dhe do të ketë zhvillime të reja në kampin tonë këto ditë. Sa u përket emrave, çdo gjë do ta mësoni në momentin e duhur”, – deklaroi dje Miho.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skënderbeu i 224-ti në renditjen e UEFA-s

Organi drejtues i futbollit europian ka publikuar në portalin e tij zyrtarë renditjen e kampionateve dhe klubeve europiane për muajin...

Close