|E shtunë, Tetor 21, 2017

Apolonia “bllokon” titullaret. 

Apolonia-gezon-golin-ndaj-Dinamos    Fier – “Nuk do të ketë asnjë largim nga grupi i lojtarëve aktualë që mbyllën sezonin e kaluar”. Kështu janë shprehur drejtues të klubit fierak ditën e djeshme, duke “bllokuar” kështu çdo lloj largimi.

Duke marrë shkas nga kërkesa që u janë bërë futbollistëve nigerianë Atanda dhe Adenkule, por dhe shkodranit Bekim Erkoçeviç, në klub e kanë parë të udhës që të reagonin. “Apolonia ka investuar shuma të mëdha dhe energji për këta lojtarë që kanë oferta. Kërkojnë të largohen, por kjo nuk do të ndodhë! Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët midis klubeve, atëherë asgjë nuk do të ndodhë. Ne nuk duam të shkatërrojmë punën e nisur, përkundrazi duam t’i pasurojmë grupin. Kjo ka bërë që të futemi dhe në merkaton e kësaj periudhe për të afruar lojtarë cilësorë, që të ndërtojmë një skuadër sa më të fortë dhe dinjitoze. Ne na duhen kualitetet, pra ata që shikohen të dobishëm për trajnerin, dhe jo për tregun. Ka ardhur koha që Apolonia të jetë një ekip me lojtarë që t’u shërbejnë objektivave. Ka shumë lojtarë të talentuar, të cilët nuk janë shumë të njohur, por janë punëtorë dhe dinë ta vlerësojnë si duhet fanellën që mbajnë veshur, çka ka shumë rëndësi”, – thonë drejtuesit, të cilët në merkato synojnë afrime thuajse për çdo repart.

Për sa i përket nënshkrimit të kontratave me lojtarët, drejtuesit fierakë tashmë kanë ndërtuar një strategji të tyren. Marrëveshjet do të jenë afatgjata, me qëllim që lojtarët të jenë më të përqendruar, por dhe skuadra të jetë jetëgjatë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha – Berisha kokë më kokë pas takimit me diplomatët e huaj

Tiranë - Pas takimit me eurodeputeputetin David McAllister në Pallatin e Brigadave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës...

Close