|E premte, Dhjetor 15, 2017

Apolonia e nis me humbje 2015 – n . 

219-702x336Durrës – Tjetër humbje e Apolonisë në Durrës ndaj Tiranës . Djemtë e Tiranës e nisën me fitore vitin 2015. Mbas një faze përgatitore intensive dhe një merkatoje cilësore, sot bardheblutë duhet të tregonin veten në fushë.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme si Bakaj dhe Karabeci, kryeqytetasit nuk e patën të vështirë të mposhtnin Apoloninë në “Niko Dovana” të Durrësit. Ndërkohë debuton me humbje Artan Mërgjyshi në krye të fierakëve. Pavarësisht lojë të mirë të zhvilluar në fushë, forca e tyr enuk mjaftonte për të ndalur një nga pretendentët për titull.

Pjesa e parë fillon me një ritëm të kënaqshëm. Tirana hidhet menjëherë në sulm për të gjetur golin por i mungon qartësia e duhur. Nga ana tjetër Apolonia mundohet herë pas here të rrezikojë me anë të kundërsulmeve. Në minutën e 38 Magani nxjerr Hyshmerin dhe aktivizon Ndikumanën. Futbollisti nga Burundi sapo hyn në fushë bëhet protagonist duke goditur tranversën. Në fund të pjesës së parë, përkatësisht në miuntën e 45-të, Ndikumana sulmon nga krahu i majtë duke kaluar mbrojtësat dhe përpara portierit godet fort duke shënuar pa problem.

Ndërkohë pjesa e dytë fillon me Tiranën akoma më të karikuar për të sulmuar. Muzaka, Ndikumana, Bushiç dhe Morina bëhen protagonistë për disa raste të rrezikshme të njëpasnjëshme. Në minutën e 61-të Morina ka rastin më të mirë por goditja e tij ndalet nga këmbët e Cakoviç. Vetëm 3 minuta më vonë, një kombinim perfekt mes Bushiç dhe Ndikumanës bën që ky i fundit të dalë i lirë në zonë dhe mbasi shmang portierin, dyfishon shifrat. Më pas Muzaka ka një rast të mirë por goditja e tij ndalet në vijën fatale nga një mbrojtës kundërshtar. Në minutën e 74-t, Uzuni jep një pasim të artë për Rajkoviç, por ky i fundit godet vetëm tranversën. Deri në fund ka edhe një rast në minutat shtesë nga Ndikumana por goditja e tij ndalet nga Cakoviç.

Tirana ngjitet përkohësisht në vend të parë me 38 pikë, po aq sa Kukësi që nuk e ka luajtur ende takimin e tij për këtë javë. Ndërkohë Apolonia ngelet e fundit me 9 pikë, po aq sa Elbasani i parafundit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
2 arrestime në 24 orë

Lushnje - Specialistët për Krimet në Komisariatin e...

Close