|E shtunë, Tetor 21, 2017

Apolonia hedh syte per lojtare nga rajoni. 

Apolonia-Mamurrasi-1-0-fieraket-gezojne-golin     Fier – Fierakët ndërtojnë strategjitë afatgjata për të ardhmen.
Skuadra e Apolonisë ka nisur prej kohësh për rindërtimin e saj. Rikthimi në elitën e futbollit shqiptar nuk është rastësi dhe ekipi fierak po tenton të hedhë baza të qarta dhe konkrete për të ardhmen. Këtë herë ka qenë zëvendëstrajneri i Apolonisë Mariol Miho, ai që ka rrëfyer disa detaje interesante për ndërtimin e skuadrës në këtë merkato. “Ne po ndjekim hap pas hapi situatën. Jemi duke analizuar me kujdes sepse mund të bëjmë ndonjë gabim, pasojat e së cilit mund të jenë më të mëdha se sa mendohen.

Hulumtimet që po bën grupi i punës janë menduar me kujdes ndërkohë që për mendimin tim nuk duhet të bëjmë shumë afrime. Ata që duhet të vijnë duhet të jenë lojtarë të saktë që mund t’i japin freski dhe ide të reja skuadrës së Apolonisë. Megjithatë për momentin nuk ka emra apo konfirmime zyrtare. Sigurisht që kemi pasur disa tratativa dhe bisedime me disa lojtarë të cilët janë të interesuar për të veshur fanellën e Apolonisë.

Gjithsesi fierakët nuk po nxitojnë në këtë drejtimin. Nuk do të afrojmë asnjë lojtar nisur nga shoqëritë dhe miqësitë, por lojtarë të vlefshëm që ta nderojnë këtë fanellë. Synimi ynë është që të afrojmë vetëm lojtarët që do të bien dakord me strategjinë që po ndjek klubi dhe presidentët tanë. Kanë filluar kontaktet e para me lojtarë të ndryshëm si brenda vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Nigeri. Përsa i përket statusit nuk ka asnjë emër konkret të lojtarëve që po kërkojmë të afrojmë pasi merkato ka fshehtësinë e saj”, ka thënë Miho,

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bashkia , situata pas vërshimit të lumit Gjanica, nën kontroll .

Fier - Tashmë krejt zona është e kalueshme, pa prani të ujit, ndërsa niveli I lumit Gjanica ka pësuar rënie...

Close