|E premte, Dhjetor 15, 2017

Apolonia investon për të qënë e fundit ?! 

ApoloniaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaFier – Ndeshja me Tiranën është pranë, por, përveç saj, drejtuesit e Apolonisë po mendojnë edhe për merkaton, për të konkretizuar edhe afrimin e dy sulmuesve dhe ndonjë lojtari tjetër.

Ata nuk pranojnë të japin emra konkretë, por logjika të çon më shumë drejt futbollistit fierak, Andi Ribaj. Pas largimit nga Skënderbeu, Ribaj nuk ka firmosur ende për një skuadër tjetër, kështu që shanset janë të mëdha, që ai të veshë fanellën e Apolonisë në vazhdim. Edhe një nga përforcimet e tjera do të jetë pikërisht për sulmin, repartin ku fierakët kanë më shumë nevojë, pasi mbrojtja dhe mesfusha, pas afrimit të Dimos, janë të stabilizuara. Drejtuesit e Apolonisë kanë pasur vështirësi, sepse kontratat e afruara prej tyre janë afatgjata, fakt që lojtarët nuk e “përtypin” dot, megjithatë përforcime do të ketë. Ajo që mësohet në këtë moment është se marrëveshja me dy sulmues do të mbyllet para ndeshjes me Tiranën. Pra, është thjesht çështje orësh, por mund të ketë edhe ndonjë afrim të tretë, pasi po mbahen të gjitha përpjekjet nga klubi bardhejeshil, që kontingjenti për pjesën e mbetur të kampionatit të jetë sa më i plotë. Kuptohet që rikthimi i Ribajt do të ishte një plus i madh për Apolonisë, pasi me këtë skuadër sulmuesi ka hedhur hapat e parë. Ndërkohë, dje është përfolur edhe emri i lojtarit të Tomorit, Myrto Uzuni, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi.

Petroviç – Me Apoloninë ka nisure dje stërvitjen edhe mbrojtësi serb, Igor Petroviç, ashtu siç dhe drejtuesit e klubit kishin bërë të ditur një ditë më parë. Lojtari 27-vjeçar do të vëzhgohet me kujdes nga stafi teknik gjatë këtyre ditëve në stërvitje dhe më pas, nëse ai merr “ok_in, mbetet për vendosur vetëm ana financiare. Gjithçka do të jetë më e qartë me kalimin e ditëve, ndërkohë që një tjetër lojtar, i cili pritet të veshë fanellën e Apolonisë, është mesfushori Aldo Vodo. Edhe ky i fundit është ende duke u testuar. Eshtë e qartë se organika e trajnerit Artan Mërgjyshi do të ndryshojë dhe ai do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje. Pas Dimos, pritet të zyrtarizohen edhe 2-3 blerje, që do të krijojnë mundësinë, që skuadra fierake të pretendojë qëndrimin në Superligë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Muzaka , vij tek Tirana për titullin kampion .

Tiranë - Gjergji Muzaka është zyrtarisht lojtar...

Close