|E martë, Dhjetor 12, 2017

Apolonia merkato në Kosovë e Maqedoni. 

Apolonia   Fier – Zbardhen dy nga pistat se ku do të operojnë gjatë merkatos së verës drejtuesit e Apolonisë, me qëllim përforcimin e ekipit për sezonin e ri futbollistik. Kosova dhe Maqedonia janë dy destinacionet e mundshme, ku krerët bardhejeshil po punojnë për të thithur lojtarë cilësorë. Ndërkohë, pista tjetër është ajo e tregut vendës tek ekipet që zbritën në një kategori më poshtë në sezonin që lamë pas. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime të besueshme pranë kampit fierak. Kësisoj, pritet që shumë shpejt tek Apolonia të ketë zhvillime të rëndësishme sa i përket kësaj çështjeje. Drejtuesit pritet të kontaktojnë vetëm ata lojtarë që kanë luajtur në Ligat Superiore të Kosovës e Maqedonisë dhe që natyrisht kanë një nivel të kënaqshëm dhe plotësojnë kërkesat dhe kushtet e vëna nga drejtuesit bardhejeshil për ta ndihmuar Apoloninë të jetë e suksesshme sezonin e ri. Fakti që do të synohen lojtarë kosovarë dhe kryesisht shqiptarë nga Maqedonia ka të bëjë me atë që nuk konsiderohen si të huaj, ku numri i lejuar i tyre është i plotësuar te skuadra fierake. Ndërkohë që pista tjetër për afrimin e përforcimeve për sezonin e ri është ajo e ekipeve që ranë nga kategoria, pasi ka disa lojtarë që plotësojnë më së miri kërkesat e drejtuesve fierakë. Gjithsesi, për momentin, nuk ka asnjë zhvillim të ri apo emër të zyrtarizuar nga ata që po kërkohen të afrojnë, kjo pasi po ruhet me fanatizëm fshehtësia e merkatos. Faktikisht fierakët kanë pasur një histori suksesi me lojtarët e huaj nga trevat shqiptare, apo dhe ata ballkanike, sidomos me futbollistët e afruar nga Serbia. Sidoqoftë, këtu nuk përjashtohet edhe ardhja e ndonjë lojtari tjetër që plotëson kërkesat dhe kushtet e drejtuesve fierakë nga tregje të tjera të Europës, Afrikës apo nga Brazili. Gjithsesi, synimi i drejtuesve fierakëve është afrimi i lojtarëve cilësorë dhe jo emra.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Cikloni shkakton dëme në Zvërrnec (fotot)

Vlorë - Në Zvërnec, bizneset e ngritur...

Close