|E shtunë, Tetor 21, 2017

Apolonia STOP merkatos, mungojne zyrtarizimet. 

Demiraj-me-dy-ndihmesit    Fier – Tek Apolonia lakohen emra të shumtë, ndërsa pritet që kjo javë të sjellë dhe risitë e para. Edhe pse të krijohet përshtypja se merkatoja ka mbetur pezull, në fakt po ndodh krejt e kundërta. Kjo, pasi drejtuesit e klubit fierak kanë një projekt të qartë dhe ambicioz për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Ndërkohë, është konfirmuar zyrtarisht grupi i lojtarëve që mbylli sezonin e kaluar.Për krerët bardhejeshilë, përforcimet e merkatos së kësaj periudhe do të jenë kryesisht në repartin e sulmit, por nuk përjashtohen edhe repartet e tjera.

Ndërkaq, nga sa mësohet, një prej menaxherëve që po interesohet për merkaton fierake së bashku me një prej drejtuesve të klubit do të nisen sot drejt Amerikës latine, për të parë nga afër dhe zhvilluar bisedat e para me dy futbollistë të këtij kontinenti, por që emrat e tyre nuk bëhen të ditur. E vetmja gjë që mësohet është se të dy lojtarët luajnë si sulmues të mirëfilltë dhe në kampionatin ku janë aktivizuar, kanë arritur të shënojnë një numër të madh golash.

Mbrojtësi i Apolonisë, Andi Prifti, u shpreh: “Po vijojmë stërvitje individuale, në mënyrë që fazën përgatitore të mos e fillojmë nga zero. Jemi njohur nga drejtuesit e klubit me strategjinë e ndërtimit të ekipit për sezonin e ardhshëm. Po bëhet një punë intensive nga drejtuesit e klubit, për të qenë të suksesshëm në merkaton e kësaj periudhe, për të afruar së paku 3-4 futbollistë, që do të rrisin së tepërmi edhe rivalitetin brenda skuadrës. Vërtet nuk është vonë, por as shpejt nuk është, ndaj duhet që merkato e nisur të përfundojë me sukses në një kohë sa më të shkurtër, në mënyrë që lojtarët e ardhur të ambientohen me pjesën tjetër të ekipit”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Noizy shumë shpejt hap lokalin e ri (foto e video)

Këngëtari reperi i njohur Noizy shumë shpejt do të hap lokalin e ri në Durrës. Lajmi konfirmohet nga specialisti  i...

Close