|E diel, Qershor 25, 2017

Apolonia, zyrtarizohet Mikel Canka. 

mirel-canka     Fier – Dy dite me pare ,rreth orës 14:00 në ambjentet e klubit “Apolonia” ,u zyrtarizua afrimi i pare për sezonin e ri në radhët e fierakëve.Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Lushnjës, 27 vjecarin Mikel Canka.Midis palëve është arritur akordi për një kontratë tre vjecare,dhe gjithcka nga ana e klubit është zyrtarizuar ,pas momentit kur janë hedhur firmat në kontratë dhe më pas fotot e prezanitimit.Canka sezonin që lamë pas u aktivizua në radhët e ekipit të Lushnjes,ku në në një total prej 32 takimesh midis kupës dhe kampionatit realizoi edhe 12 gola në të dy kompeticionet.
Canka u shpreh i lumtur për përmbylljen me sukses të bisedimeve duke thënë: “Ndjehem mjaft mirë që u bëra pjesë e ekipit Apolonia,ishte dëshira ime dhe ngrohtesia e komoditeti që ndejva në gjithë stafin fierak ,gjatë bisedimeve, ajo që ndikoi në përmbylljen me sukses të bisedimeve.Të gjithë sëbashku do të jemi një grup i bashkuar në kërkim të sukseseve në Superligë”

Në Fier ,optimizmi ndjehet ngado dhe “hipotekimi” i kësaj goditje është një shenjë e qartë se Apolonia,nuk do të jetë një spektatore nderi në merkaton e verës.Puna intensive vazhdon në të gjitha drejtimet dhe stafi teknik me në krye ,trajnerin Demiraj , po kërkojnë afrimin e sa më shumë elemnteve cilësorë,dhe të denjë për garën në Superligë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nano uron Ramën dhe Ruçin – Fitore pa pseudoaleanca

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik mesazhin që ish-lideri i PS, Fatos Nano i ka dërguar për 26-vjetorin e themelimit...

Close