|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Arben Duka thur vargje për plehrat 

Poeti i njohur Arben Duka i thur vargje plehrave. Lexoni më poshtë.

Plehrat do të zhdukin varfërinë e vatrave shqiptare

Arben Duka

27, Shtator 2016

Tri vjet që ndaloi,
plehrat qeveria,
këtu me tre shifra,
u rrit varfëria.

Kaluan tri vjet,
e kuptoi gabimin,
pikërisht tek plehrat,
e gjeti shpëtimin.

Ndaj bëri me ngut,
dhe legalizimin,
se plehrat-këtu,
do sjellin zhvillimin.

Ne naftën dhe kromin,
botës ja dhurojmë,
dhe plehrat e botës,
për qejf importojmë.

Për ligjin e Salës,
kot i bëmë tubimet,
sepse nuk i dinim,
fare përfitimet.

Koka i mjedisit,
i dha mendje gjindjes,
se janë të mira,
plehrat e Rilindjes.

Riciklimi i tyre,
është punë e magjishme,
është një industri,
shumë e rëndësishme.

Nuk e dinte fare,
ky popull legen,
se plehrat e Ramës,
Çlirojnë oksigjen.

Industria jonë,
është shumë e uritur,
se disa fabrika,
me kohë janë ngritur.

Në vatanin tënë,
ku rrojmë me dëshirë,
nga një gjë e pistë,
del një gjë e mirë.

Atje ku del tymi,
shkoni ndonjë ditë,
dhe me ajër jete,
do mbushni mushkritë.

Këtë po e them,
me zenith të bindjes,
sepse këto janë,
plehrat e Rilindjes.

Këto i përkasin,
një të gjelbre listë,
ndaj një gjë e mirë,
bëhet gjë e pistë!

Nga djegia e tyre,
s’ka qeder-or mik,
se tymi i tyre,
s’ka gaz karbonik.

Le të importojmë,
makar dhe një mal,
se nga plehrat kemi,
fitim kolosal.

Kështu na tha shteti,
ndaj kot s’po ja ngop,
tani do t’i themi,
varfërisë: “Stop!”

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në filmin Troja aktorët flasin shqip (video)

Në filmin “Troja”, një nga ushtarët e Princit Odise flet shqip teksa po i shpërndante bukë bashkëluftëtarëve të tij. Në minutën 1:45, si...

Close