|E shtunë, Tetor 21, 2017

Arkivol prej hekuri i mbushur me letra për Allahun në varreza. 

cachew-341-298-strict-149754Korçë – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Korçës. Një arkivol i punuar në mënyrë artizanale është groposur në varrezat e qytetit të Korçës ndërsa ka shkaktuar panik duke alarmuar edhe policinë.

Sipas të dhënave dyshohet se arkivoli prej metali është futur në një prej gropave të hapura paraprakisht për varim ndërsa kur punëtorët e  agjencisë së funeraleve kanë shkuar atje kanë parë se ajo ishte mbuluar me dhe.

Pasi është sinjalizuar policia dyshimet e para janë hedhur se në brendësi të arkivolit mund të kishte lëndë plasëse ndaj dhe është bërë rrethimi i zonës. Pas hapjes së arkivolit atje është gjetur një kuti që mendohet se mund të kishte eksploziv por teksa ekspertët e kanë hapur janë zbuluar disa fletë me mbishkrime fetare.

Sipas policisë mendohet s personi i dyshuar për këtë veprim është një i fiksuar pas fesë i cili edhe më herët ka përhapur nëpër qytet fletë me mbishkrime të fesë islame.

alb365.com/a1report

149758 149759 (1) 149759

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Partia Lega Nord krijohet nga Tom Doshi dhe Eduard Ndocaj

Deputetët Tom Doshi dhe Eduard Ndocaj duket se po finalizojnë një lëvizje të re politike, e cila do të jetë...

Close