|E diel, Gusht 20, 2017

ARMO – Puntore, arrihet marrveshja. 

proteste_armoTirane – Drejtuesit e kompanisë ARMO dhe përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve kanë arritur një marrëveshje për çështjen e kërkesave të paraqitura në protestat e ditëve të fundit.

Me ndërmjetësimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë përmes zv.ministrit Ilir Bejtja, sindikata e naftëtarëve dhe kompania firmosën një akt-marrëveshje që përmbush kërkesat e naftëtarëve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, kompania ARMO ka rënë dakord që të paguajë menjëherë pjesën e mbetur të pagës së muajit prill për punëtorët. ARMO merr përsipër të shlyejë të gjitha pagat e prapambetura të punonjësve, sipas ligjit, brenda muajit dhjetor 2014.Kompania merr përsipër që brenda tre muajsh ta vërë në punë me eficencë të plotë uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh.

Ditën që uzina do të fillojë punë, pas remontit të kërkuar nga strukturat shtetërore, të gjithë punonjësit do të rifillojnë punën.Për periudhën që uzina do të jetë në remont, punonjësit do të paguhen me 25 mijë lekë neto/muaj. Ajo pjesë e punonjësve që angazhohen në remont paguhen me rrogën e plotë.

Akt-marrëveshja e firmosur ditën e mërkurë do të jetë shtojcë e kontratës kolektive mes punëtorëve dhe kompanisë punëdhënëse ARMO sha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PS-GRUPI
Ps "kërcet" dhëmbët për rebelet e parlamentit.

    Tiranë - E marta do të jetë dita në të cilën PS do të ulet në tavolinën e...

Close