|E premte, Janar 19, 2018

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu 

Greqi – Tre shqiptarë kanë mundur të arratisen ditën e djeshme nga Departamenti i Transferimeve, Komisariati i Petro Ralli ne Greqi.

Siç bëhet e ditur, ata kanë mundur që thyejnë kangjellat e qelisë së paraburgimit, dhe më pas kanë zbritur me çarçaf nga kati i dytë.

Edhe pse alarmi i sigurisë ka rënë menjëherë, dy shqiptarët ia kanë dalë që të arratisen, ndërsa shqiptaritjetër është arrestuar në oborrin e komisariatit.

Mediat greke bëjnë me dije se një prej shqiptarëve është i akuzuar për vrasje, ndërsa të dy të tjerët për trafik droge.

Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa policia e vendit fqinj është vënë në kërkim të tyre.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
SHQIPËRIA NË FABULËN E SOLOMONIT

 Nga LINDA KARADAKU - Sistemi...

Close