|E premte, Dhjetor 15, 2017

Arratisja e Stresit, arrestohen 3 policë , 12 të tjerë ikin nga puna . 

stresi 475Stresi “ka stresuar” gjithë policinë. Nga arratisja që ai bëri prej komisariatit policisë 3 policsë u arrestuan dhe 12 të tjerë u hoqën nga puna. Tashmë janë bërë 24 orë që këngëtari është arratisur nga qelitë e komisariatit ku ishte ndaluar për përdorim alkoli. Por arratisja e tij, duke u hedhur nga kati i dytë i komisariatit, ka tronditur uniformat blu.

Ndonse prej 24 orësh në arrati, Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale duke dhënë edhe mesazhe kundër qeverisë.

Postimi i Stresit:

Atye që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe dikatorët do të vdesin, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.

Shërbimi i kontrollit të brendshëm ka arrestuar tre oficerë policie: një ishte oficer i policisë gjyqësore që bëri procedurën e ndalimit dhe dy policë që duhet të merreshin me sigurimin e të ndaluarit. Akuza për arrestimin e tyre është: moskryerja e veprimeve në përputhje me rregulloren, normat e evidentimit të rrezikshmërisë së personit dhe nuk kanë parandaluar ngjarjen. Sajmir Cinga, Bashkim Dybeli dhe Mark Gjonpalaj janë efektivët e policisë të vendosur në pranga.

Këta tre efektivë janë arrestuar por janë 12 policë që janë pezulluar nga detyra dhe i përkasin komisariatit tre në Tiranë dhe Qarkullimit rrugor. 12 policët e pezulluar nga detyra janë “akuzuar” për veprime dhe mosveprime për të ndaluarin.

Ndërkohë që Stresi është ende në kërkim. Dhe këtë radhë, punët me policinë do t’i ketë më të vështira, kur në fakt, shkaktoi tërmet te uniformat blu, duke hequr nga puna 15 policë, 3 prej tyre të arrestuar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Toples, Rita Ora përshëndet ndryshe fansat (foto)

Rita Ora nuk e ka më problem!...

Close