|E premte, Prill 28, 2017

Arrestohen 11 persona, 2 shpallen në kërkim. Policia kap armë e drogë 

Fier – Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Gryka”. Operacion me metodat speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Sekuestrohen 343 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva,

425 fara bime Cannabis Sattiva,

1 armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 fishekë model 56.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas, 3 procedohen penalisht dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas një pune hetimore disa mujore, u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar  ”GRYKA” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:

• Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë.

• Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

• Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

• Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

• Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

• Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

• Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil.

• Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset:

• J.M, 26 vjeçe, banueae në fshatin Mallas, Mallakastër.

• T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe ju gjetën e sekuesteuan në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 425 fara bime lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë prranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e “Trafikim të narkotikëve” parashikuar nga Nenet 283/2 e 283/a/2 të Kodit Penal.

Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa, 1 armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 copë fishekë.

• Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 22 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.

• Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.

U procedua penalisht shtetasi:
• A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.
Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 21 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasve:
V.S, 81 vjeç, dhe P.S, 39 vjeç, pasi në banesën e shtetasit V.S e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjatur e sekuestruar 62 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet banda me 12 “skiftera” . (video)

Itali - Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që merrej me vjedhje, prostitucion dhe shpërndarje të lëndëve narkotike....

Close